
Ka nisur me tensione protesta e organizuar nga “Shqipëria Bëhet” para kryeministrisë. Në pamjet e mbërritura në A2 CNN shihen forcat e policisë që përplasen me protestuesit.
Shkak për këtë është bërë sërish tentativa e policisë për heqjen e gjeneratorit të vendosur përballe kryeministrisë.
Me thirrjet “Drejtësi, drejtësi, drejtësi, Edi Rama o hajdut, Edi Rama o frikacak”, protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e kreut të qeverisë. (A2 Televizion)