Ligji për barazinë gjinore, revoltohet aktivistja: E keqardhur edhe nga kolegët, po tregohen të pandershëm!

Nga A2 CNN
7 Nëntor 2025, 22:06 | Aktualitet

Ligji për barazinë gjinore, revoltohet aktivistja: E keqardhur edhe

Aktivistja Rezarta Çaushaj ishte e ftuar në Çdokënd me Merita Haklajn ku u diskutua rreth ligjit të sapomiratuar në Kuvend për barazinë gjinore, i cili shkaktoi një debat shumë të gjerë në shoqërinë civile.

Çaushaj shpjegon se gjithë debati mes mbështetësve dhe kundërshtarëve të këtij ligji ka ardhur dhe për shkak të termave të përdorur, të cilat nuk i gjen në asnjë legjislacion tjetër.

“Kundërshtarët e ligjit janë tentuar gjithmonë të minohet që nga fillimi, që kur u bë pak publik projektligji. Pika që u kundërshtua ishte pikërisht që kishte të bënte me gjininë dhe përkatësinë gjinore dhe pastaj është dhe një term i tretë që është përkatësi gjinore e shumëfishtë dhe që është përdorur ky ambiguitet termash edhe për të luajtur pak me ligjërimin publike. Por ideja është që në momentin që ata që kundër këtij përcaktimi dolën dhe e vunë e qendrës së debatit ashtu siç unë mendoj se duhet të jetë kështu gjë, dolën media, dolën individë, dolën përfaqësues të shoqërisë civile dhe së fundmi kemi patur dhe deputetë të cilët këmbëngulur që nuk është e vërtetë dhe nuk ka ndryshuar gjë. E unë do të sqaroj diçka. Është e vërtetë që në ligj janë përdorur termat burra dhe gra në të gjithë diversitetin e tyre. Sikurse janë përdorur edhe terma të tjerë të rinj dhe të reja që nuk i gjen asnjë legjislacion ju siguroj unë”, tha Çaushaj.

Më tej, aktivistja u tregua kritike dhe me shumë kolegë të saj në shoqërinë civile të cilët sipas saj po pengojnë njerëzit që të marrin informacionin e duhur në lidhje me këtë ligj.

“Dhe unë kam qenë e keqardhur të dëgjoj përfaqësues të shoqërisë civile, kolegë me të cilët ka punuar edhe në projekte të ndryshe, të cilët nga mëngjesi deri në darkë përmendin termat gjithëpërfshirje, nevojë për të përfshirë komunitetin në vendimmarrje dhe kur vijnë ai momenti janë pikërisht ata të cilët i pengojnë njerëzit që të informohen, pengojnë njerëzit të përfshihen në mënyrë domethënëse edhe më vjen keq ta them po janë edhe janë angazhuar në një farë pandershmërie intelektuale”, tha Caushaj në A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos