
Komuniteti gay në Shqipëri është një nga më aktivët dhe më të zotët. Kështu u shpreh aktivistja Elsa Ballauri në emisionin “Off the Record”, me Andrea Dangllin, ku u diskutua rreth pr.ligjit për barazinë gjinore.
Sipas Ballaurit, ky komunitet mbështetet nga BE me fonde pasi vendi ynë doli nga komunizmi dhe në atë kohë shumica e tyre ishin në burg.
E menjëhershme ishte dhe kundërpërgjigja e Lindita Pano, e cila me ironi u shpreh se edhe po të ishe klerik në komunizëm burgoseshe, por ata nuk u ndihmuan nga BE.
“Grupet LGBT janë aktivizuar mbas 2010 dhe mund të them që janë grupet më aktive që ka Shqipëria. Janë të rinj që punojnë, janë të zotët sepse punojnë...BE është në dijeni të asaj që ka ndodhur në Shqipëri. Që të ishe gay në kohën e komunizmit ishe në burg. LGTB janë një grup vulnerabët që nuk ndihmohej nga askush. Ata u bënë viktima dhe u viktimizuan dhe pas diktaturës”, tha Ballauri. (A2 Televizion)
