Pylli në mëshirë të fatit, thatësira e verës lë pa gështenja fshatin Gështenjas

Nga A2 CNN
17 Tetor 2025, 15:16 | Aktualitet

Banorë të fshatit Gështenjas në Bashkinë e Pogradecit një pjesë të të ardhurave të tyre vjetore e sigurojnë pikërisht nga mbledhja e frutit nga i cili kanë marrë edhe emrin, gështenjën. Por këtë vit prodhimi i gështenjave duket se ka lënë duarbosh banorët e këtij fshati.

Ata tregojnë që vapa dhe thatësira e tejzgjatur ka ulur si sasinë ashtu edhe cilësinë e këtij fruti mjaft të kërkuar në këtë periudhë.

Për kryeplakun e fshatit ndarja e parcelave të gështenjave tek banorët e zonës ashtu siç i kanë patur të tapitë e vjetra do të sillte një administrim dhe natyrisht do të shtonte të ardhurat e tyre.

Përveç mungesës së mirëmbajtjes së parcelave më gështenja edhe prerjet e paligjshme po dëmtojnë shumë këtë pasuri jo vetëm të fshatit Gështenjas por edhe të bashkisë së Pogradecit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos