Lirimi i hapësirave publike në kryeqytet, Ministri Hoxha dhe strukturat e policisë dalin në terren

Nga A2 CNN
6 Korrik 2025, 15:44 | Aktualitet

Lirimi i hapësirave publike në kryeqytet, Ministri Hoxha dhe

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, së bashku me drejtuesit e IMT-së, Policisë Bashkiake, strukturat e tyre dhe Policinë e Shtetit ishin në disa zona kyçe dhe të populluara në kryeqytet, si Bulevardi “Zogu i Parë”, Pazari i Ri, zona pas Muzeut Kombëtar dhe një kompleks pranë zonës së njohur si '21 Dhjetori'.

Kjo në kuadër të aksionit kombëtar për rikthimin e trotuareve, shesheve dhe hapësirave publike, shkruan A2.

“Asnjë subjekt nuk ka të drejtë të pushtojë hapësira në kurriz të komunitetit. Strukturat do të vijojnë me vendosmëri në zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e interesit publik. Apeli im shkon për çdo subjekt në shkelje, që të lirojë shpejt e vullnetarisht hapësirat e zëna, duke kontribuar për një qytet më të pastër, më të sigurt dhe të aksesueshëm nga të gjithë”, tha ministri Hoxha.

"Falënderim për strukturat, që pavarësisht temperaturave të larta janë në terren, e mbi të gjitha për qytetarët që mbështesin këtë përpjekje për rregull e bashkëjetesë", shkruan ministri i Brendshëm në një postim në rrjetet sociale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos