
Nga 42 pikë që kishte në vitin 2024, Shqipëria e ka mbyllur me 39 pikë në raportin e vitit 2025 të Transparency International për luftën kundër korrupsionit, duke humbur 3 pikë dhe rënë me 11 vende në renditjen globale.
Vjet, vendi ynë renditej i tetëdhjeti mes 180 vendeve, ndërsa sot renditet në pozicionin e 91, shkruan A2.
“Në gjithë Ballkanin Perëndimor, mungesa e transparencës në vendimmarrje për projekte të mëdha investuese është një dobësi e zakonshme”, lexohet në raport.
“Pezullimi i rregullave për transparencë dhe kompetencat diskrecionale po i ekspozojnë fondet publike ndaj rrezikut të korrupsionit dhe në të njëjtën kohë po e dëmtojnë besimin e publikut”, shton pjesa për Ballkanin Perëndimor.
Raporti përmend Shqipërinë sa i përket çështjeve mjedisore. Transparency International tha se mungesa e procedurave konkurruese ka çuar në “rrezik për degradim mjedisor në rastin e ishullit të Sazanit në Shqipëri”.
(A2 Televizion)