
Drejtuesit më të lartë të Policisë së Vlorës, me në krye drejtorin Elidon Çela, kanë mbërritur në Novoselë së bashku me grupin “Shqiponjat”.
Forcat e policisë po patrullojnë përgjatë lumit Vjosa dhe urës për të mos lejuar banorët të afrohen në zonat me risk, shkruan A2 CNN.
Po ashtu ata po monitorojnë nga afër situatën e krijuar pas reshjeve të dendura të shiut në zonë, të cilat rrezikojnë daljen e lumit Vjosa nga shtrati.
Niveli aktual i Vjosës është 6.2 metra dhe në orët në vijim pritet të kemi një rritje të këtij niveli, por nuk raportohet ende nëse do të ketë problematika.
Ndërkohë të gjitha strukturat janë në gatishmëri në përballimin e situatës edhe në rast se do të ketë emergjenca.
Po ashtu, autoritetet theksojnë se kontrollet do të vijojnë deri në stabilizimin e plotë të gjendjes. (A2 Televizion)
