Subashi, apel për evakuime. Rriten ndjeshëm prurjet e lumit të egër Vjosë

Nga Çaku Tafa dhe Gazmend Janku
19 Nëntor 2025, 12:14 | Aktualitet

Reshjet që kanë përfshirë jugun e vendit po japin efektin e tyre edhe në prurjet e lumit Vjosa, i cili është ndër lumenjtë më të rrezikshëm sa i takon përmbytjeve që shkakton kur del nga shtrati.

Gjatë një inspektimi pranë urës së Mifolit, kryetari i Bashkisë së Fierit deklaroi se prurjet po rriten nga ora në orë ndërsa u ka bërë thirrje banorëve pranë rrjedhës së lumit që të marrin masa për evakuime, shkruan A2.

Sakaq, Emergjencat Civile të Bashkisë së Fierit po monitorojnë nga afër situatën me prurjet e lumit Vjosë, ndërsa konfirmohet se deri më tani edhe hidrovorët po punojnë me kapacitet të plotë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos