Historitë dhe të vërtetat e padukshme, të cilat gazetarja Arestina Skënderi ka vendosur t’i sjellë çdo të diel në emisionin “SEPSE” A2 CNN, janë bërë objekt kërcënimi për të. Në “Dita Jonë” me Bora Shahinin dhe Rei Bezhanin, gazetarja rrëfeu një rast konkret ku është kërcënuar në mënyrë agresive nga psikologia e një qendre në Tiranë.
“Psikologja në mënyrë agresive më ka telefonuar dhe ka arritur deri në sa më ka kërcënuar; Kujdes me emisionet që bën, sepse kishte menduar që ishte mohuar totalisht qendra e saj”. Mendova se ishte drejtuesja e qendrës dhe jo psikologja. Në rast se mendon që ne nuk e kemi përmendur të ftoj si në A2 CNN dhe media të tjera të ftoj ta kundërshtosh mediatikisht. Nuk mund të marrësh në telefon dikë që po nxjerr në pah një problematikë të madhe. Vetë psikologja i kam thënë që dil më kundërshto mediatikisht po përballë do kesh qindra prindër që i vuajnë këto probleme. Numrat sa vijnë e shtohen dhe ka shumë teori”, tha gazetarja e A2 CNN. (A2 Televizion)