"Policia e ka detyrim sigurinë", KLGJ: Kërkuam forca shtesë, por u përgjigj se nuk kishte staf

Nga A2 CNN
7 Tetor 2025, 17:05 | Aktualitet

"Policia e ka detyrim sigurinë", KLGJ: Kërkuam forca

Pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit, Këshilli i Lartë Gjyqësor reagoi ashpër ndaj ministres së Brendshme dhe drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Pas ngjarjes, ministrja Albana Koçiu deklaroi se nuk ka asnjë përgjegjësi për ruajtjen e godinës, por KLGJ thotë se kërkesat e vazhdueshme për shtim të forcave të policisë në seancat gjyqësore kanë rënë në vesh të shurdhër.  

Këshilli i Lartë Gjyqësor njoftoi sot pas mbledhjes së jashtëzakonshme se në nëntor të vitit 2023 i kishte kërkuar Policisë së Shtetit shtimin e punonjësve për të garantuar sigurinë edhe brenda ambienteve të gjykatave.

Por Policia e Shtetit iu përgjigj duke thënë se nuk ka staf për të përmbushur këtë kërkesë.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos