
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ) i ka bërë një thirrje të rëndësishme të gjithë shtetasve shqiptarë që ndodhen aktualisht në Iran.
Ata këshillojnë që qytetarët që planifikojnë të udhëtojnë drejt Shqipërisë përmes pikave kufitare tokësore mes Iranit dhe Turqisë të kontaktojnë menjëherë Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Ankara.
Sipas njoftimit të MEPJ-së, komunikimi paraprak me Ambasadën është i domosdoshëm për të mundësuar asistencën konsullore dhe koordinimin me autoritetet turke, sipas udhëzimeve të tyre.
“Komunikimi paraprak me Ambasadën e RSH-së në Ankara është i rëndësisë së veçantë dhe i domosdoshëm për të mundësuar asistencën konsullore dhe koordinimin me autoritetet përkatëse turke, sipas udhëzimeve të këtyre të fundit.
Për nevoja të tilla dhe për çdo informacion shtesë mund të kontaktoni Ambasadën e RSH-së në Ankara, në numrat:
+90 (534) 080 37 65
+90 (549) 561 19 85
Si dhe përmes Email: [email protected]
MEPJ është në ndjekje të vazhdueshme të zhvillimeve në rajon dhe do të informojnë në vijimësi qytetarët shqiptarë”, thuhet në njoftim. (A2 Televizion)