Ministri i Bujqësisë inspekton situatën nga përmbytjet, Salla: Do diskutojmë edhe pjesën e dëmshpërblimit

Nga A2 CNN
23 Nëntor 2025, 19:06 | Aktualitet

Ministri i Bujqësisë inspekton situatën nga përmbytjet,

Ministri i Bujqësisë, Andis Salla, ka inspektuar situatën nga përmbytjet në fushën e Maliqit.

"Jemi duke punuar së bashku me Drejtorinë e Ujitjes-Kullimit, ku bashkë me ministrin e Mbrojtjes, ekipin e Ministrisë së Bujqësisë, jemi duke punuar për mbylljen e çarjes së lumit Dunavec që ka bërë një përmbytje ku sipas shirave ka qenë më intesitet të lartë në Qarkun e Korçës. Jemi në fazën përfundimtare, ku në lumin Devoll kemi patur çarje të shtratit të lumit. Nesër kalojmë në fazën përfundimtare. Nuk kemi më ujë në pjesën e arave, nesër me ekipin e Emergjencave Civile dhe drejtorinë e Ujitje-Kullimit të Korçës japim dorën e fundit”, tha Salla, shkruan A2.

Ministri u pyet edhe nëse duhet të ketë një ndërhyrje emergjente përsa i përket sigurimit të tokave dhe ndërhyrje në ligj.

Përgjigjja e tij ishte e tillë: "Jemi duke e parë këtë situatë, por sot jemi në fazën emergjente për pjesën e përmbytjes, do bëjmë evidentimet në Shqipëri, jemi në fazën ku kemi qenë në terren e për të parandaluar çarjet që kemi patur në argjinaturat në gjithë territorin, më pas do shohim problematikat për evidentimin. Do e diskutojmë edhe pjesën e dëmshpërblimit, tani jemi në fazën ku duhet të parandalojmë përmbytje, por jemi në fazën ku pas mbarimit të reshjeve do fillojmë inspektimin në çdo dëm në bujkun e fermerin shqiptar”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos