Ministri i Mbrojtjes flet për A2 nga Delvina: Do jenë orë të vështira me zjarret, temperaturat do jenë ekstreme edhe nesër

Nga A2 CNN
25 Korrik 2025, 19:32 | Aktualitet

Ministri i Mbrojtjes flet për A2 nga Delvina: Do jenë orë të

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, në një lidhje direkte nga Delvina me edicionin qendror të lajmeve në A2 CNN, tregoi situatën me zjarret në atë zonë.

“Prej disa orësh kemi nisur evakuimin e tre fshatrave dhe janë angazhuar të gjitha forcat për të kufizuar vatrat e zjarrit. Kemi të pranishme edhe Urgjencën Kombëtare dhe stafin e Bashkisë Delvinë, që kanë bërë një punë heroike, në mënyrë që evakuimi i banorëve të shkojë pa probleme”, tha Vengu.

“Do jenë orë të vështira, temperaturat do jenë ekstreme edhe nesër… Të gjitha përpjekjet tona janë fillimisht për zonat e banuara dhe më pas parqet e mbrojtura. Duhet të vijojmë me vigjilencë maksimale. Ne e kishim paralajmëruar një situatë të tillë dhe prandaj ka pasur edhe reagim në kohë”, shtoi ministri i Brendshëm.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos