Një zjarr ka rënë në fshatin Konisbaltë, në Bashkinë Dimal. Zjarri, që filloi në kufirin kodrinor të Konisbaltës me fshatin Mbreshtan, mori përmasa të mëdha, i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta.
Drejt zjarrit, në ndihmë të zjarrfikësve të Dimalit shkoi grupi i shërbimit zjarrfikës të qytetit të Beratit, me 3 mjete dhe 20 efektivë dhe 1 mjet zjarrfikës me 4 efektivë nga qyteti i Kuçovës, shkruan A2.
Zjarrfikësit kanë mundur të lokalizojnë flakët dhe po punojnë për fikjen e plotë të zjarrit, duke mbajtur në monitorim disa vatra që janë ende aktive, edhe pse ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse në zonë ka qnë e vështirë për shkak të terrenit të vështirë. (A2 Televizion)