Rrezik nga zjarret, Ministria e Mbrojtjes urdhëron evakuimin e 3 fshatrave në Delvinë

Nga A2 CNN
25 Korrik 2025, 16:14 | Aktualitet

Rrezik nga zjarret, Ministria e Mbrojtjes urdhëron evakuimin e 3 fshatrave

Ministria e Mbrojtjes, përmes strukturave të Mbrojtjes Civile, ka urdhëruar evakuimin e menjëhershëm të banorëve në fshatrat Palavli, Vergo dhe Kopaçëz, në Bashkinë Delvinë, për shkak të rrezikut nga zjarret.

Ministria u bën thirrje të gjithë banorëve të respektojnë udhëzimet e emergjencave civile dhe të bashkëpunojnë me forcat e Policisë dhe autoritetet vendore, të cilat janë angazhuar për mbrojtjen e jetës dhe pronës së tyre.

Aktualisht, në operacion janë përfshirë edhe dy helikopterë të Forcës Ajrore, të cilët po veprojnë në zonën e Delvinës, ndërsa dy të tjerë janë angazhuar në operacionet ajrore në qarkun Berat-Dimal. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos