Ministri i Mjedisit: Kemi përmbyllur fazën e parë të reformës së mbetjeve, tani fokusi tek investimet

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2026, 13:38 | Aktualitet

Ministri i Mjedisit: Kemi përmbyllur fazën e parë të

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj deklaroi sot se Ministria e Mjedisit ka përmbyllur me sukses fazën e parë të reformës së mbetjeve, duke e cilësuar këtë fazë si një hap themelor për ndërtimin e një sistemi modern dhe të qëndrueshëm të menaxhimit të mbetjeve në Shqipëri.

Sipas Ministrit, reforma e nisur në shtator 2025 është ndërtuar mbi tre shtylla kryesore, të cilat tashmë janë plotësisht të realizuara: miratimi i Ligjit për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve, miratimi i Ligjit për Përgjegjësinë e Zgjeruar të Prodhuesit dhe krijimi i Agjencisë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve (AKEM sh.a.).

“Këto tre nisma na lejojnë sot të kalojmë nga faza e rregullimit ligjor tek faza e investimeve konkrete në terren”, u shpreh Jaupaj, duke shtuar se tashmë fokusi i Ministrisë është ndërtimi i infrastrukturës moderne për menaxhimin e mbetjeve në të gjithë territorin e vendit, shkruan A2.

Ministri bëri të ditur se Shqipëria është e ndarë në 10 zona menaxhimi të mbetjeve dhe për secilën zonë janë hartuar plane të detajuara investimesh, të cilat do të nisin gradualisht nga viti 2026 dhe do të vijojnë në vitet në vijim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos