Mira Murati dhe Josif Gjipali nderohen me titullin "Qytetar Nderi i Vlorës"

Nga A2 CNN
19 Tetor 2025, 12:34 | Aktualitet

Mira Murati dhe Josif Gjipali nderohen me titullin "Qytetar Nderi i

Nderohen me titullin "Qytetar Nderi i Vlorës" dy prej personaliteteve të shquara të Shqipërisë.

Përgjatë mbrëmjes të së shtunës, në një ceremoni të zhvilluar në teatrin "Petro Marko", ky titull i është dhënë dy prej kontributorëve ndër vite edhe në arenën ndërkombëtare, si Mira Murati dhe Josif Gjipali, të cilët tashmë i nderon edhe qyteti i tyre më i dashur.

Një titull ky i dhënë edhe pas miratimit nga këshilli bashkiak i Vlorës. E ngjitur në skenë për fjalën e rastit, kryetarja e këshillit bashkiak të Vlorës, Elpiniqi Mërkuri, e quan tenorin Josif Gjipali, si dhe inovatoren e teknologjisë Mira Muratin si dy prej kontributorëve të vendin tonë, të cilët kanë lënë gjurmë në historinë e artit, kulturës dhe teknologjisë.

Me miratimin e kryetarit të bashkisë së Vlorës, Elis Halili, në emër të tij, nderimin si qytetar nderi i Vlorës, e ka dorëzuar Arlinda Tepelena, drejtore e turizmit në Vlorë e cila në fjalën e saj e ka cilësuar Mira Muratin dhe Josif Gjipalin si dy figura që na bëjnë krenar kudo në botë, shkruan A2 CNN.

Ky titull është akorduar me iniciativën fillestare të veteranëve të ekipit të Flamurtarit. Për lagjendarët Vasil Rucin dhe Kreshnik Cipi, akordimi i titullit qytetar nderi i Vlorës, nuk i bën nder këtyre dy figurave, por ata i bëjnë nder këtij titulli, për të treguar në mënyrë simbolike vlerën që ata kanë.

Në pamundësi që Mira Murati të ishte në sallën e teatrit të Vlorës, ka qënë nëna e saj, Nazmie Murati e cila sëbashku me Josif Gjipalin pas akordimit të titullit kanë shprehur ndjesitë e para.

Ata kanë treguar se ndihen tepër të emocionuar nga ky vlerësim, duke e quajtur një shpërblim për punën dhe kontributin e tyre ndër vite, shkruan A2 CNN.

Tenori Josif Gjiplai ndër vite ka performuar në skenat më të mëdha botërore, me artistët më të mëdhenj, ndërsa Mira Murati është inovatoria e shquar e teknologjisë, e cila i ka çuar zhvillimet teknologjike në një tjetër stad. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos