Moti i keq në Korçë, ja si paraqitet situata në juglindje të vendit

Nga A2 CNN
19 Nëntor 2025, 19:44 | Aktualitet

Moti i keq në Korçë, ja si paraqitet situata në juglindje

Pas reshjeve të dendura që kanë përfshirë qarkun e Korçës, strukturat vendore dhe ekipet e emergjencave kanë ndërhyrë për normalizimin e situatave problematike.

Bashkia Korçë:

Aksi Denas–Lekas u bë i vështirë për kalim për shkak të rritjes së nivelit të ujit, por situata po normalizohet.
Në Voskopojë, ujëmbledhësi arriti nivele të larta, ndërhyrjet me fadromë kanë ndihmuar për hapjen e kanalit shkarkues.
Afër Lubonjës, ura është e vështirë për t’u kaluar, por ka rrugë alternative dhe po punohet për sigurimin e aksit.
Bashkia Pogradec:

Në Gështenjas, uji shkaktoi ngarkesë, por ndërhyrjet e shpejta të strukturave vendore shmangën problematika të mëdha.
Bashkia Maliq:

Monitorohet situata në bashkimin e lumit Dunavec me Devollin, për shkak të prurjeve të larta të ujit.
Bashkia Devoll:

Në Çetë mbi Miras, ura është dëmtuar dhe qarkullimi është ndaluar. Kërkesa për mbështetje është dërguar te Ministria e Mbrojtjes.
Ura e Arrzës gjithashtu ka pësuar dëmtime, por fshati mund të aksesohet përmes rrugës alternative.
Në Ziçisht, rruga është bllokuar nga inertet; ndërhyrjet po vijojnë.
Bashkia Pustec:

Në segmentin Lajthizë–Liqenas, ujërat dolën në rrugë, por situata është drejt normalizimit.
Bashkia Kolonjë:

Mesiçkë: Rritje prurjesh lumore, ura e fshatit dhe disa shtylla energjie në rrezik; situata po monitorohet.
Mollas: Rrugët me ujë, ndërhyrjet në terren po normalizojnë situatën.
Shelegur: Prurjet e përroit tejkaluan kapacitetet e urës, por situata u stabilizua.
Rezervuari Roti ishte pranë nivelit maksimal, u hapën shkarkuesit dhe po monitorohet.
Drejtoria Rajonale Qendër-Lindje (ARRSH):

Aks Ersekë–Leskovik: situatë e menaxhueshme, ndërhyrjet vijojnë.
Aks Maliq–Lozhan: punime për sistemimin e ujërave të përroit.
Aks Qafë e Qarrit – Ersekë: i pastruar dhe i kalueshëm.
Rruga e vjetër Qafë e Qarrit–Ersekë: ura u pastrua nga pemët dhe materialet e prurjeve.
Energjia elektrike (OSHEE):

148 abonentë aktualisht pa energji në zonat: Shipskë e Krushovë, Korçë, Mollas, Vithkuq dhe Rehovë. Ekipet po punojnë për rregullimin e defekteve.
Strukturat vendore dhe emergjencat vijojnë monitorimin dhe ndërhyrjet në të gjitha zonat problematike. Deri tani nuk raportohet rrezik i drejtpërdrejtë për qytetarët apo banesat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos