Situata në aksin rrugor Qafë Dushkut–Sevaster paraqitet problematike. Në fshatin Vajzë, rruga nacionale ndodhet drejt mbylljes për shkak të një shkarjeje masive të trupit të rrugës.
Si pasojë e kësaj situate, dy banesa janë shembur, fatmirësisht pa shkaktuar probleme në jetën e banorëve. Nuk raportohet për persona të lënduar.
Në zonë ka mbërritur një grup punonjësish të Policisë, të cilët po punojnë për devijimin e qarkullimit dhe për ofrimin e ndihmës në rast nevoje, ndërsa u bëhet thirrje drejtuesve të mjeteve të shmangin këtë segment rrugor dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve. (A2 Televizion)