Moti i keq në Pogradec, rrëshqet rruga në Dardhas

Nga Artin Halili
7 Janar 2026, 08:37 | Aktualitet
Moti i keq në Pogradec, rrëshqet rruga në Dardhas

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar rrëshqitje të rrugës në aksin që lidh qendrën e Njësisë Dardhas me aksin nacional. Si paspjë e prurjeve një pjesë e rrugës është çarë duke e bërë të pamundur kalimin për automjetet por edhe këmbësorët.

Prej orëve të para të mëngjesit në zonë kanë shkuar mjete dhe burime njerzore për ti dhënë zgjidhje problemit dhe për të mos lejuar agravimin e situatës.

Aktualisht lëvizja e banorëve dhe mjeteve është e pamundur, kjo rrugë i shërben të paktën 6 fshatrave të kësaj njësie administrative.

Ndërkohë bëhet me dije se mësuesit nuk janë ngjitur dot për në godinën e shkollës e për pasojë mësimi në shkollën 9 vjeçare të Dardhasit sot është ndërprerë.

Si pasojë e reshjeve ka fryrje të prurjeve të lumenjve në Rrëmenj dhe Vërdovë të cilat po monitorohen, sakaq disa mjete fadroma po punojnë në këto zona për të zhbllokuar pjesë ku si pasojë e inerteve mund të ketë bllokime që pengojnë lëvizjen e ujit. 

Reshjet sipas të dhënave pritet të vijojnë në nivel mesatar përgjatë gjithë ditës së sotme. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos