Përmbytjet, urbanisti Kaprata: Duhet planifikim dhe më pas zhvillim

Nga A2 CNN
6 Janar 2026, 22:26 | Aktualitet

Përmbytjet, urbanisti Kaprata: Duhet planifikim dhe më pas zhvillim

Urbanisti Gentian Kaprata, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, u shpreh se për të shmangur përmbytjet duhet fillimisht planifikim dhe më pas zhvillim.

“Situata nuk është çështje natyrore. E vërtetë që shirat janë intensifikuar, por kjo nuk sjell përmbytje, ose sjell përmbytje disaminutëshe. Tubat mund të duan më shumë kohë për të larguar ujin, por jo 24 orë. Durrësi ka 24 orë i përmbytur, nuk ka sistem fare të largimit të ujrave përderisa ujërat nuk lëvizin, por shtohen. Ne e pamë qartë që në Durrës nuk po binte më shi, por ujërat shtoheshin. Pra, ka diçka tjetër përtej çështjes natyrore”, tha urbanisti.

“Ky termi “ndryshimet klimatike” duket sikur është pjesë e propagandës për të fshehur punime të pakryera, planifikime të pabëra, zhvillime të keqbëra, korrupsionin dhe injorancën bashkë. Duhet nisur nga planifikimi”, shtoi Kaprata. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos