Moti i keq, situatë tepër e rënduar në fshatin Navaricë

Nga Edi Ruçi
19 Nëntor 2025, 09:10 | Aktualitet

Moti i keq, situatë tepër e rënduar në fshatin Navaricë

Situatë tepër e rënduar nga moti në fshatin Navaricë, në Bashkinë Finiq.

Përroi i fshatit, nga tejmbushja ka dalë nga shtrati, duke krijuar shumë probleme për banesat dhe bizneset e fshatarëve.

Sipas burimeve tw A2CNN, përroi i Navaricës ka sjellë dhe po sjell shumë prurje nga mali. Llogariten në rreth 10 metra kub dhera në sekondë.

Për pasojë, janë shkatërruar të gjitha rrugët e fshatit, janë përmbytur të gjitha fushat, ndërkohë që kanalet janë të bllokuara dhe kërkohet pastrimi urgjent i tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos