Moti i paqëndrueshëm, temperaturat deri në 29 gradë celsius

Nga A2 CNN
20 Shtator 2024, 07:30 | Aktualitet

Moti i paqëndrueshëm, temperaturat deri në 29 gradë celsius

Meteorologia e A2 CNN, Tanja Porja, tha në Dita Jonë se gjatë ditës së premte do të kemi mot të paqëndrueshëm.

Ndërkohë, temperaturat do të vijojnë të mbeten të larta, me maksimumin deri në 29 gradë celsius, shkruan A2 CNN.

“Edhe kjo e premte do të jetë e paqëndrueshme. Priten reshje, por të pakta lokale. Termometri do të qëndrojë në vlera mjaft të larta. Mesditën e sotme pritet që temperaturat të arrijnë deri në 29 gradë celsius, në Elbasan, Fier e Berat. Mëngjesi ka vijuar relativisht i ngrohtë. Temperatura minimale është regjistruar 10 gradë celsius në zonat malore”, tha Tanja Porja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos