Tre vite punë në Shqipëri pas diplomimit, miratohen ndryshimet në ligjin për studentët e Mjekësisë

Nga A2 CNN
19 Shtator 2024, 18:12 | Aktualitet

Mazhoranca miratoi këtë të enjte në Kuvend me 74 vota pro ligjin për studentët e Mjekësisë. Ndërsa opozita nuk ishte prezente në sallë, nuk pati asnjë votë kundër, por vetëm një abstenim për ndryshimit në këtë ligj.

Ndryshimet në projektligjin "ligjin nr. 60/2023, "Për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë "Mjekësi e Përgjithshme”, në institucionet publike të arsimit të lartë", u ndërmorën pasi Gjykata Kushtetuese shfuqizoi e pjesërisht atë.

Pas vendimit të Kushtetueses, qeveria  ndryshoi ligjin për qëndrimin e detyruar në atdhe të studenteve të Mjekësisë pas diplomimit duke ulur vitet e qëndrimit për studentët e viteve të para nga 5 vjet në 3 vjet.

Për të rinjtë e viteve të dyta deri të katërta kufizimi bëhet 2 vite, ndërsa studentët e viteve te fundit detyrohen të punojnë në Shqipëri vetëm një vit pas shkollës.

Ndryshimet e propozuara nga qeveria dhe që u miratuan sot në Kuvend do të nisin zbatimin nga viti i ri akademik 2024-2025 dhe do të kenë efekt deri në 2029. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos