Natyropatja tregon ushqimet që nxisin autizmin

Nga A2 CNN
17 Shtator 2025, 10:09 | Aktualitet

Natyropatja tregon ushqimet që nxisin autizmin

Natyropatja Adelajda Gjonaj, e ftuar në studion e “Dita Jonë” nga Bora Shahini dhe Rei Bezhani, në A2CNN, tregoi cilat janë ushqimet që nxisin autizmin.

“Sidomos te fëmijët me spektër autik, ndërlidhja zorrë-tru është shumë e ndjeshme. Fëmijët me spektër nuk pranojnë atë që u bën mirë. U pëlqen ai ushqim që bën dëm. Fëmijët me spektër autik, në mënyrë kategorike, nuk duhet të konsumojnë gluten. Duhet të sensibilizohemi të gjithë që të jemi larg glutenit”, tha Gjonaj.

“Edhe laktoza krijon probleme. Por, kryesori është sheqeri. Fijet e zorrëve rrafshohen gradualisht në vite dhe kjo sjell probleme intestinale te fëmijët me spektër autik. Duhen sa më shumë fibra, proteina nga legume sidomos. Duhen edhe farat e kungullit apo të lirit”, shtoi Adelajda Gjonaj.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos