Ndalimi i monopatinave, organizohet tryezë ndërinstitucionale për kuadrin ligjor

Nga A2 CNN
24 Tetor 2025, 11:13 | Aktualitet

Ndalimi i monopatinave, organizohet tryezë ndërinstitucionale për

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, mblodhi në një tryezë diskutimi gjithë institucionet kryesore që luajnë rol kyç në sigurinë rrugore.

Pas takimit, ministrja Koçiu shkruajti në rrjetet sociale: “Pezullimi i lëvizjes me monopatina elektrike erdhi si një masë e nevojshme për të garantuar sigurinë e qytetarëve, deri në krijimin e një kuadri të qartë ligjor që rregullon përdorimin e tyre. Në tryezën e diskutimit me institucionet kryesore që luajnë rol kyç në sigurinë rrugore, vumë në fokus hartimin e rregullave të reja që do të përcaktojnë: standardet teknike të mjeteve, rregullat e qarkullimit dhe zonat e lejuara, si dhe përgjegjësitë e institucioneve që do të sigurojnë zbatimin e ligjit”.

“Qëllimi është normimi i lëvizjes së monopatinave elektrike në mënyrë të sigurt, të organizuar dhe në përputhje me jetën urbane moderne të qytetit", shtoi më tej ministrja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos