Rënie pemësh dhe inertesh nga reshjet e shiut dhe era e fortë në qarkun e Shkodrës

Nga A2 CNN
24 Tetor 2025, 09:03 | Aktualitet

Rënie pemësh dhe inertesh nga reshjet e shiut dhe era e fortë

Reshjet e shiut dhe era e fortë në Shkodër gjatë natës ka bërë që rruga e Rusit në qytet të jetë e bllokuar prej orës 4 të mëngjesit. A2 CNN raporton se shkak është bërë rrëzimi i një peme në atë segment rrugor.

Policia ka marrë masa duke devijuar rrugën për shkak të rrezikshmërisë dhe bllokimit.

Punonjësit e Ndërmarrjes të Shërbimeve Publike kanë ndërhyrë duke bërë prerjen e pemëve me sharrë elektrike për të liruar rrugën.

Rënie pemësh dhe inertesh nga reshjet e shiut dhe era e fortë

Nga rrëzimi i pemëve nuk ka persona të lënduar apo dëme materiale.

Ndërkohë në Bashkinë e Fushë-Arrëzit gjatë natës ka patur reshje shiu me intensitet të lartë. Si pasojë, janë shënuar rënie inertesh në segmentet rrugore Fushë-Arrëz – Fierzë dhe Fushë-Arrëz – Iballë.

Rënie pemësh dhe inertesh nga reshjet e shiut dhe era e fortë

Nga komunikimi me strukturat vendore të Mbrojtjes Civile për situatën, Prefekti i Qarkut Shkodër ju bën me dije se:

Bashkia Shkodër: Gjatë natës janë regjistruar reshje shiu dhe erë të fortë. Në rrugën “Martin Camaj” ka pasur rënie pemësh, të cilat janë pastruar menjëherë nga punonjësit e Shërbimeve Publike.

Bashkia Fushë-Arrëz: Gjatë natës ka patur reshje shiu me intensitet të lartë. Si pasojë, janë shënuar rënie inertesh në segmentet rrugore Fushë-Arrëz – Fierzë dhe Fushë-Arrëz – Iballë.

Deri në këtë moment nga pesë bashkitë e Qarkut Shkodër (Shkodër, Malësi e Madhe, Vau Dejës, Pukë dhe Fushë Arrëz) nuk janë raportuar situata të tjera emergjente.

Gjendja në të gjithë qarkun është nën monitorim të vazhdueshëm nga strukturat përgjegjëse të emergjencave civile dhe njësitë vendore. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos