Thënia e Pejgamberit, e vendosur në tabelën që u hoq disa ditë më parë në qendër të Shkodrës nga policia bashkiake, u vendos sërish nga Myftinia e qytetit në një tabelë edhe më të madhe, brenda rrethimit të xhamisë “Ebu Bekr” në qendër të qytetit. Por edhe aty tabela u hoq, kësaj here nga efektivë të Policisë së Shtetit.
Në lidhje me këtë veprim, që është drejtuar nga vetë drejtori i Policisë së Qarkut Shkodër, ka reaguar edhe Myftiu i Shkodrës, shkruan A2 CNN.
Myftinia e Shkodrës, së bashku me përfaqësues të Kishës Ortodokse në këtë qytet, prej disa muajsh kanë shprehur pakënaqësi dhe kundërshti ndaj pushtetit lokal dhe atij qendror, në lidhje me një ndërtim shumëkatësh në një tokë që pretendohet se është në pronësi të Myftinisë dhe Kishës Ortodokse. (A2 Televizion)
