Protestë para Presidencës, kërkesë Begajt për mos dekretimin e ligjit të barazisë gjinore: President, ke 30 arsye!

Nga Armend Pire
11 Nëntor 2025, 19:38 | Aktualitet

Protesta përpara Parlamentit disa ditë më parë, nuk i bindi deputetët të mos e votonin Ligjin për Barazinë Gjinore. Me 77 vota pro, tashmë ligji ka kaluar në Presidencë për të marr vulën e fundit nga presidenti Bajram Begaj. Me 30 arsye në duar dhe një shtjellim se përse nuk duhet miratuar ky ligj, aktivistët që protestuan përpara Parlamentit iu afruan derës së Presidencës.

Kërkojnë nga z.Begaj një takim si dhe pranë zyrës së protokollit dorëzuan kërkesën që kreu i shtetit të mos i japë miratim këtij ligji.

Qytetarë e aktivistë janë të bindur se ky ligj dëmton familjen tradicionale. Frika është edhe për fëmijët pasi ka dyshime se do të funksionojë e ligjëruar terapia hormonale.

Të shtunën e 15 nëntorit, aktivistët kanë njoftuar një protestë kombëtare pranë sheshit Skëndërbej në orën10:30 për të kundërshtuar edhe njëherë ligjin për barazinë gjinore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos