
Porti i Durrësit ka mirëpritur për një vizitë tre ditore nëndetësen turke “TCG İNÖNÜ”, në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe marrëdhënieve të konsoliduara mes forcave detare të vendeve aleate.
Gjatë kësaj vizite, autoritetet portuale në koordinim me Forcën Detare dhe Policinë Ushtarake janë angazhuar maksimalisht për garantimin e masave organizative dhe kushteve të nevojshme për akomodimin, sigurinë dhe mbarëvajtjen e kësaj vizite, shkruan A2.
“Vizita e nëndetëses turke përfaqëson një moment të rëndësishëm bashkëpunimi ndërkombëtar, duke reflektuar mundësitë për partneritet të vazhdueshëm dhe forcimin e marrëdhënieve detare dhe të sigurisë në rajon”, lexohet në njoftimin e Portit të Durrësit. (A2 Televizion)