"Programi IPARD III ende nuk është hapur për aplikime”, Ministria e Bujqësisë sqaron procesin

Nga A2 CNN
10 Mars 2026, 18:03 | Aktualitet

"Programi IPARD III ende nuk është hapur për

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bën me dije se programi IPARD III nuk është hapur ende për aplikime dhe ndodhet në fazën e rishikimit të procedurave dhe finalizimit të procesit të akreditimit, si dhe të përmbylljes së marrëveshjes së financimit me Komisionin Evropian.

Ky proces përfshin verifikimin dhe forcimin e sistemeve të menaxhimit, kontrollit dhe monitorimit financiar, në përputhje me standardet dhe kërkesat e Bashkimit Europian, me qëllim garantimin e përdorimit transparent dhe efektiv të fondeve. Institucionet përgjegjëse shqiptare, në bashkëpunim të ngushtë me strukturat e Komisionit Europian, po vijojnë punën teknike dhe administrative për përmbylljen sa më të shpejtë të procesit të akreditimit, duke synuar hapjen e programit për aplikime menjëherë pas përfundimit të këtyre procedurave”, thuhet në njoftim.

Programi IPARD III për periudhën 2021–2027 përfaqëson një instrument të rëndësishëm financiar për mbështetjen e investimeve në bujqësi dhe zhvillimin rural, si dhe një hap të rëndësishëm në përgatitjen e Shqipërisë për administrimin e fondeve të European Union në kuadër të procesit të integrimit europian. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural do të informojë zyrtarisht publikun dhe subjektet e interesuara menjëherë sapo të përfundojë procesi i akreditimit dhe programi të hapet zyrtarisht për aplikime”, vijon njoftimi.

Çështja e fondeve të bujqësisë dhe mbështetjes për bizneset rurale mbetet një nga temat më të ndjeshme në raportin mes qeverisë shqiptare dhe Bashkimit Europian.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos