Nga Irani dhe jo vetëm, Shqipëria po përjeton një sulm kibernetik çdo tre minuta

Nga Marjo Brakaj
27 Tetor 2025, 15:12 | Aktualitet

Qytetarët, sipërmarrësit dhe institucionet shqiptare po përjetojnë një sulm kiberenetik në çdo tre minuta nga Irani dhe shtete të tjera keqe-dashëse. 

“Në 50 sulme kemi pasur një mbikalim të mbrojtjes por pa shkaktuar dëme. Dhe në rastin e Bashkisë tiranë ne kemi pasur vërtetë dëme të konsiderueshme”, tha kreu i AKSK Igli Tafa.

Me zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki të 9 nëntorit para, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike është i shqetësuar nga sulmet hibride, përpos atyre kibernetike.

“Kërcënimet hibride shoqëron jo vetëm me sulme kibernetike por edhe me dezinformimim. Ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi. Po ashtu edhe te ne. Është një rrezik i madh”, shtoi Tafa.

Drejtori i Autoritetit Kombëtar Të Sigurisë Kibernetike, Igli Tafa mohon që Task-Forca e Zgjedhjeve të jetë përgjuar nëpërmjet teknologjisë DPI (Deep Packet Inspection), çështje e cila u referua edhe përgjatë raportimit të kreut të SPAK në Komisionin e Ligjeve një javë më parë.

“Nuk kas asnjë fakt shkencor që të mund të bëhet përgjim përmes pajisjeve DPI. Dy të krijohet profilizim i personave të caktuar gjatë punës së tyre si pasojë e përdorimit të pajisjeve DPI.”

Tafa foli edhe lidhur me Qendrën Kombëtare të Ekselencës, e cila do të ngrihet në kuadër të Strategjisë së re Kibernetike për pesë vitet e ardhshme, por pa sqaruar deklaratën e kryeministrit Rama nëse Start Up-et do të kenë akses në të dhënat e institucioneve shtetërore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos