Ky është motori me kosh gati 90-vjeçar i familjes Bendaj në qytetin e Fierit. Sot 65-vjecari Ferman Bendaj e ka këtë bizhu të trashëguar nga babai i tij Halimi, i cili gjithashtu ishte i apasionuar pas këtyre motorëve.
Ky është nga mjete e rralla që i ka rezistuar tre epokave te ndryshme, Luftës të Dytë Botërore, periudhës se komunizmit dhe tani në demokraci. Fermani na tregon se si e blenë këtë motor në kohën e monizmit dhe amanetin e të atit.
Mirëmbajtjadhe riparimet e këtij motori ka qenë një sfidë më vete si për të atin e Fermanit ashtu edhe për vetë 65-vjeçarin që tregon se pavarësisht vështirësive motori ka gjithçka origjinale.
Natyrisht, pasja e një motori në kohë të monizmit ishte një favor mjaft i madh dhe për këtë arsye i ati i Fermanit përveçse përpiqej të kënaqte me xhiro të birin, kënaqte edhe fëmijët e tjerë të lagjes.
Pamja e këtij motorri tregon vetë për pasionin e Fermanit dhe familjes së tij. Ai tregon se një mjet i tillë nuk e ka bukurinë në autostradë, por në rrugë me kthesa dhe gjelbërim, ashtu siç kanë qenë edhe udhëtimet e tij me familjen, ndërsa pas kësaj pune dëshiron që ky motor të ruhet dhe trashëgohet edhe nga fëmijët dhe nipërit e tij, pasi garanton që mund të shkojë edhe 200 vite të tjera. (A2 Televizion)