Nga pastrimi i rrugëve te ndihma ndaj banorëve, Rama ndan foto nga përballimi i situatës së motit

Nga A2 CNN
10 Janar 2026, 08:44 | Aktualitet

Nga pastrimi i rrugëve te ndihma ndaj banorëve, Rama ndan foto nga

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm foto nga përpjekjet e strukturave në përballimin e situatës së krijuar nga moti i keq në vend.

Nga pastrimi i rrugëve nga dëbora, te ndihma e banorëve dhe takimet me strukturat janë disa nga fotot që kreu i qeverisë ka shpërndarë në rrjetet sociale, përcjell A2 CNN.

Nga pastrimi i rrugëve te ndihma ndaj banorëve, Rama ndan foto nga

“Mirëmëngjes dhe me punën që vijon për përballimin e situatës së krijuar nga moti shumë i keq i ditëve të fundit, ju uroj një fundjavë të mbarë!”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Nga pastrimi i rrugëve te ndihma ndaj banorëve, Rama ndan foto nga

Vendi ynë është përfshirë ditët e fundit nga motit i keq me reshje të dendura shiu që kanë shkaktuar përmbytje në disa qarqe dhe reshje dëbore të cilat kanë bllokuar lëvizjen në disa akse.

  (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos