Zyrat e IdentiTek do të jenë të hapura edhe ditën e zgjedhjeve, në 11 maj.
Ministria e Brendshme njofton se zyrat e shpërndarjes së kartave të identitetit do të jenë të hapura edhe sot, shkruan A2.
Ky vendim është marrë nga shoqëria “IdentiTek”, me qëllim për t’u ardhur në ndihmë shtetasve që nuk kanë mundur të tërheqin dokumentet në kohë.
Zyrat e aplikimit të “IdentiTek” do të jenë të hapura deri në orën 16:00 për tërheqjen e kartave. (A2 Televizion)