Zgjedhjet e 11 Majit/ Pjesëmarrja deri në orën 12:00 mbi 22%

Nga A2 CNN
11 Maj 2025, 12:44 | Aktualitet

Zgjedhjet e 11 Majit/ Pjesëmarrja deri në orën 12:00 mbi 22%

Dibra ka qenë qarku me pjesëmarrjen më të lartë në zgjedhjet e kësaj të diele deri në orën 12:00, sipas përditësimit të fundit të KQZ.

Pjesëmarrja në Dibër është 25%, ndërsa qarku i dytë me pjesëmarrjen më të madhe është Tirana me 24.41%.

Në vendin e tretë për pjesëmarrjen më të lartë është Lezha me 23.49% të votave.

Deri në këtë orë, në të dhënat e përllogaritura në 3258 QV nga 5225 QV në total, rezulton se kanë votuar 21.93% e shqiptarëve, ose 495.014 e tyre.

Sakaq KQZ vijon që të marrë në dorëzim zarfe me vota të Disaporës. Nga përditësimi më i fundit rezulton se nga 245.935 zgjedhës të regjistruar nga jashtë, kanë votuar 187.916 prej tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos