Mbrojnë zyrtarët e qeverisë dhe prokurorët e SPAK, anëtarët e Gardës trajnohen nga Shërbimi Sekret Amerikan

Nga A2 CNN
24 Nëntor 2025, 18:20 | Aktualitet

Mbrojnë zyrtarët e qeverisë dhe prokurorët e SPAK,

Disa pjesëtarë të Gardës së Republikës, të cilët kanë si detyrë edhe sigurinë e prokurorëve të SPAK, janë trajnuar në Shtetet e Bashkuara nga Shërbimi Sekret Amerikan, njoftoi ambasada shqiptare në Tiranë, përcjell A2 CNN.

“Shtetet e Bashkuara ndihmojnë në mbrojtjen e atyre që na ndihmojnë të luftojmë krimin e organizuar. Së fundmi, tetë anëtarë të Gardës së Republikës, të cilët ofrojnë shërbime për mbrojtjen e zyrtarëve të qeverisë shqiptare, përfshirë prokurorët e SPAK, kryen një trajnim taktik të nivelit të lartë nga Shërbimi Sekret i SHBA në Akademinë Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit të Shteteve të Bashkuara në Budapest”, thuhet në një postim të ambasadës në Facebook, ku janë shpërndarë edhe foto nga trajnimi.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri gjithashtu ofron pajisje taktike dhe është krenare që zhvillon trajnime të rregullta me individët e guximshëm që mbajnë të sigurt zyrtarët e drejtësisë në Shqipëri”. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos