Firma që ka ndërtuar lotin e tretë të rrugës Qukës-Qafë Plloçë ka nisur punën për largimin e shkëmbinjve qe ranë një ditë më parë duke e bllokuar plotësisht këtë aks.
Fatmirësisht në momentin e rënies se masivit shkëmbor në rrugë nuk kishte mjete pasi pasojat do të ishin tragjike.
Firma që ndërtoi këtë pjesë, ka hapur një by pass për të lejuar kalimin e mjeteve deri në riparimin e plotë të këtij segmenti.
Kjo është shkarja e tretë e inerteve nga skarpatet në këtë lot të rrugës, ndërsa pas riparimeve të nisura pritet të vendosen edhe rrjetat mbrojtëse. (A2 Televizion)
