Nis prishja e ndërtimeve pa leje në Tropojë

Nga A2 CNN
11 Shtator 2025, 13:58 | Aktualitet

Nis prishja e ndërtimeve pa leje në Tropojë

IKMT ka nisur aksionin për prishjen e ndëtimeve pa leje në territorin e Bashkisë Tropojë.

Planifikohen të prishen 8 objekte të ndërtuara pa leje ndërtimi. IKMT në bashkëpunim me Policinë e Shtetit do jenë në territor për evidentimin e ndërtimeve pa leje, sanksionimin me gjobë deri në prishje të tyre në Qarkun Kukës, shkruan A2.

IKMT i ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë me strukturat, në ndihmesë të ruajtjes së territorit, si dhe të shmangin çdo tentativë për kryerjen e ndërtimeve pa leje.

“Shkelësit e ligjit, përveç prishjes dhe dënimit me gjobë, do ndiqen penalisht”, lexohet në njoftimin e IKMT. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos