Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar pas ngjarjes së fundit ku dronë rusë shkelën hapësirën ajrore të Polonisë, duke e cilësuar veprimin si të papranueshëm dhe duke shprehur mbështetje të plotë për vendin aleat.
Në reagim, kreu i shtetit theksoi rëndësinë e unitetit dhe solidaritetit brenda Aleancës së Atlantikut të Veriut.
“Shqipëria dënon shkeljen e hapësirës ajrore të Polonisë nga Rusia. Shprehim solidaritet të plotë me Poloninë dhe përshëndesim reagimin e saj, në bashkëpunim me NATO-n, për të parandaluar përshkallëzimin. Shqipëria mbetet e përkushtuar ndaj unitetit të Aleancës dhe garantimit të mbrojtjes kolektive të të gjithë aleatëve,” shkroi Presidenti Begaj. (A2 Televizion)