Reshjet e dendura të shiut kanë përshirë qytetin e Vlorës në orët e para të mëngjesit të sotëm, duke shkaktuar përmbytjen e disa rrugëve dhe lagjeve të qytetit.
Si zakonisht, më të prekura kanë qenë lagjja “Pavarësia 3”, zona "Albano dhe Romina" si dhe zona pranë stadiumit “Flamurtari”, Bulevardi Kryesor dhe rruga “Gjergj Arianiti”.
Gjithashtu nën ujë kanë mbetur edhe disa lagje të tjera, si “28 Nëntori”, “Pavarësia” dhe “Kushtrimi”. (A2 Televizion)