Fokusi tek afatet! Nga kthesa e Bërdicës tek Ura e Bahçallëkut, inspektimi në terren

Nga A2 CNN
27 Prill 2026, 16:17 | Aktualitet

Fokusi tek afatet! Nga kthesa e Bërdicës tek Ura e

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, inspektoi punimet në segmentin rrugor Kthesa e Bërdicës - Ura e Bahçallëkut në bashkinë Shkodër, raporton A2 CNN.

Vizita u fokusua në ecurinë e punimeve dhe respektimin e afateve të zbatimit të projektit. Ky segment konsiderohet i rëndësishëm për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në zonë, shkruan A2 CNN.

“Kemi kërkuar që kontraktorët të përshpejtojnë ritmin, sepse jemi në fillimin e sezonit turistik. Do marrim masat bashkë me policinë që të kemi një plan trafiku më të mirë”, u shpreh Karakaçi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos