“Reforma në drejtësi është tmerr”, ish- zv.ministri: Një çështje në Apel shkon deri në 15 vjet

Nga A2 CNN
27 Prill 2026, 20:57 | Aktualitet

Reforma në drejtësi është tmerr. Kështu u shpreh në studion e Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN ish-zv.ministri i Brendshëm Avenir Peka, sipas të cilit me reformimin e institucioneve të drejtësisë një çështje në Apel shkon deri në 15 vjet, pavarësisht vendimit të Strasburgut për Shqipërinë.

“Reforma në drejtësi nuk është SPAK. Reforma në drejtësi është tmerr. Reforma në drejtësi do të thotë që ke marrë e ke heq të gjitha gjykatat e Apelit dhe i ke sjellë në Tiranë dhe është tmerr. Reforma në drejtësi do të thotë që ke marrë të gjykatat administrative i ke heq nga qarqet dhe i ke sjellë në Tiranë. Vjet ka dalë vendimi i gjykatës së Strasburgut që thotë çdo proces gjyqësor mbi 15 vjet në të gjitha shkallët, është shkelje e të drejtave të njeriut. Sot 15 vjet shkon një çështje në Apel. Dhe në qoftë se e kanalizoni reformën në drejtësi deri vetëm te SPAK ky është gabimi jonë”, tha Avenir Peka.

Ndërsa përpos vonesave në sistemin gjyqësor, gazetari Poli Hoxha ngriti në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, shqetësimin për dy standardet

“Inspektoriati i lartë i drejtësisë ka mbi 20.000 kërkesa nga qytetarët. Çfarë ndodh? Kjo që thua ti apelit e vonesave s'është asgjë. Ndodh që në sistemin e drejtësisë, sidomos në faktin e Tiranës, në apelin e Tiranës, në Prokurorinë e Tiranës, Gjykatën e Tiranës, të faktit, të apelit, punohet me dy standarde. Dy standarde do të thotë mua më jep kusht për të njëjtën gjë. Ty s'të jep kusht. Kush i shikon këto? Kush do ta bëjë? Kush do të bëjë një rivlerësim të këtyre gjyqtarëve dhe prokurorëve që kanë marrë për kot?”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos