
Efektivët e Forcave Speciale Shqiptare kanë zhvilluar gjatë këtij muaji një stërvitje intensive në repartin e Regjimentit të Forcave Speciale në Zall Herr.
Trajnimi është fokusuar në lëvizjen në terren kompleks, operimin në fshehtësi dhe rritjen e aftësisë së njësisë për të vepruar pa u zbuluar, duke identifikuar dhe neutralizuar kërcënimet.
Në një postim ne facebook, Ambasada amerikane bën me dije, se kjo stërvitje është pjesë e bashkëpunimit të vazhdueshëm mes forcave shqiptare dhe aleatëve ndërkombëtarë, me synim forcimin e gatishmërisë operacionale dhe rritjen e ndërveprimit në misionet moderne të operacioneve speciale.
Aktiviteti synon gjithashtu përmirësimin e saktësisë në terren dhe koordinimin mes njësive, duke rritur standardet e sigurisë dhe efikasitetit në operacione të ndjeshme. (A2 Televizion)