Gjatë verës e vjeshtës, Korça, qyteti i serenatave, me një festival dekikuar traditës, me një tjetër dedikuar komedisë, por edhe me festivalet më klasikë, është po ashtu qyteti me pasuri të shumta kulturore dhe arkeologjike.
Turistët kanë qenë të shumtë, por po aq pritet të jenë edhe në muajt në vijim, shkruan A2 CNN.
Anila Kapurani, administratore e një hoteli në qendër të qytetit të Korçës, thotë se kjo rritje është rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm me agjenci vendase dhe të huaja, që kanë promovuar Korçën si një destinacion kulturor dhe rekreativ gjatë gjithë vitit.
Edhe Klarita Duni, menaxhere e një hoteli në Pazarin e Vjetër, konfirmon tendencën pozitive. Ajo shton se interesimi ka qenë aq i madh, sa rezervimet për vitin 2026 kanë nisur që tani, shkruan A2 CNN.
Turistët e huaj tregoj një interes të veçantë për trashëgiminë kulturore, arkeologjike dhe gastronominë tradicionale të zonës, ndërsa vizitat në muzetë e qytetit dhe në fshatrat karakteristike po bëhen pjesë e pandashme e itinerarit të tyre. (A2 Televizion)