Diella protagoniste në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, zbardhet agjenda

Nga A2 CNN
10 Tetor 2025, 13:21 | Aktualitet

Diella protagoniste në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, zbardhet

Të hënën dhe të martën që vjen, më 13–14 tetor, Tirana do të jetë kryeqendra e rajonit, pasi mirëpret Forumin e Investimeve EU–WB6, me pjesëmarrjen e liderëve nga Ballkani Perëndimor dhe Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

agjendën e zbardhur të këtij forumi, rezulton se në ceremoninë hapëse pas fjalës së mirëseardhjes të kryeministrit Edi Rama dhe fjalës kryesore von der Leyen, ta pranishmëve do t’u drejtohet me një fjalim edhe Diella, ministrja për Inteligjencën Artificiale.

"Do të ketë një ndërhyrje nga Diella, ministrja e Inteligjencës Artificiale, e cila do të bëjë pyetje që do të përgjigjen në një pyetje të tipit slido", thuhet në njoftim.

Sakaq shefi i qeverisë e cilëson këtë forum si “një ngjarje historike që bashkon vendet e Ballkanit Perëndimor, vendimmarrësit e Bashkimit Europian dhe investitorë nga e gjithë bota”.

Në një postim të bërë këtë mëngjes të 10 tetorit, Rama e konsideron këtë forum, si “një tjetër hap të rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit dhe zhvillimit ekonomik në rajon”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos