Rruga - nëse mund të quhet e tillë - që të çon drejt fshatit Belishovë në bashkinë e Mallakastrës është tejet e amortizuar. Me përjashtim të disa banorëve që janë rralluar ndjeshëm dhe ndonjë punimi në ndonjë banesë, gjithçka tjetër në Belishovë ka mbetur siç ka qenë tre apo katër dekada më parë.
Përveç rrugës, Belishova vuan edhe mungesën e ujit të pijshëm si dhe mungesën e kanalizimeve për ujërat e zeza, shkruan A2 CNN.
Të mësuar tashmë me premtimet boshe gjatë periudhave të fushatave, banorët e mbetur po shohin mundësinë që të bojkotojnë zgjedhjet nëse nuk marrin zgjidhje për problemet jetike që i shqetësojnë. (A2 Televizion)