Nga rruga e Elbasanit ku drejton protestën e opozitës, Flamur Noka akuzoi Policinë dhe Ministrinë e Shëndetësisë se dërgojnë ambulanca për të provokuar protestuesit, që të lirojnë rrugën, në një kohë që nuk pati një ambulancë për të miturin Martin Cani, i cili u vra nga bashkëmoshatari i tij një javë më parë.
“Shiko si vihet shteti për të provokuar opozitës. Një ambulancë duhej për Martin Canin. E çuan në Spital Ushtarak, shikoni gjithë këto urgjenca. Ka fytyrë më çnjerëzore se kjo e këtyre. Po minstri i Shëndetësisë është kjo. Këta janë bandë. Një arsye më shumë. E patë ju policinë e Ilir Prodës e Sokol Bizhgës e fshehu bashkëpunëtorin e dytë të vrasjes, identitk si famozi Veliu. Ishin edhe babai edhe mamaja ishin kontributorë të drejtësisë së re, pjesë e shtabit të Rilindjes dhe duhej të fshihej. Kjo është policia, kjo është fytyra, fytyra është tek fshehja e provave të krimit. Falënderoj mediat që nxorën të palarat. Për të luftuar opozitën, për të ushtruar dhunë janë famëkeqi Sokol Bizhga, Neritan Nallbati. Elton Allushi dhe të gjithë ushtarët e krimit të organizuar”.
(A2 Televizion)