Policia nxjerr autobotin, shpërndan me ujë protestuesit te Bashkia e Tiranës

Nga A2 CNN
26 Nëntor 2024, 17:37 | Aktualitet

Protestuesit e opozitës që ishin mbledhur para Bashkisë së Tiranës kanë qenë të parët që janë shpërndarë nga policia, e cila ka hedhur ujë për t’i larguar.

Tensioni ka qenë i lartë edhe në këtë pikë të protestës kombëtare të Partisë Demokratike, ku ka pasur shtyrje dhe përplasje mes protestuesve dhe policëve që kishin krijuar kordonin rreth institucionit.

Sakaq një ambulancë raportohet se ka arritur në vendngjarje për të transportuar drejt spitalit një zonjë, e cila u dëmtua nga uji i lëshuar me presion. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos