P/ligji për barazinë gjinore, klerikët e Shkodrës: Të respektohet tabani i familjes

Nga Senad Nikshiqi dhe Gazment Janku
6 Nëntor 2025, 12:55 | Aktualitet

P/ligji për barazinë gjinore, klerikët e Shkodrës: Të

“Duhet të respektohet tabani i shoqërisë shqiptare”. Ky ka qenë mesazhi i përbashkët i arqipeshkëvit të Shkodrës dhe myftiut të këtij qyteti në lidhje me projektligjin për barazinë gjinore që është hedhur për miratim në kuvendin e Shqipërisë. Me shpresën e reflektimit të politikës dy klerikët kanë paralajmëruar se çdo devijim nga tabani i familjes shqiptare, parashikon një katastrofë të madhe, raporton A2 CNN.

Imam Muhamed Sytari, Myfti i Shkodrës: “Shpresoj që parlamenti shqiptar dhe klasa politike do të respektojnë tabanin dhe nuk do ta presin në besë tabanin e këtij kombi për agjenda cinike që nuk janë të shqiptarëve. Zoti i bekoftë shqiptarët dhe na ruajtë nga devijimi e shthurja se ajo është katastrofë!”

Giovani Peragine, Arqipeshkëv i Shkodrës: “Flitet për poltikë e integrim në Euopë. Integrimi nuk do të thotë që duhet të humbim traditat tona. Populli shqiptar ka një traditë sa i përket vlerës së familjes e respektin për njeriun; mashkull e femër. Mirë integrimin, por duhet të mbajmë edhe identitetin shqiptar. Këtë duhet të ketë parasysh politika”.

Këto deklarata u bënë gjatë një vizite që arqipeshkëvi i Shkodrës bëri në xhaminë e restauruar të Plumbit, ku u konfirmua edhe një herë bashkëjetesa vëllazërore mes besimtarëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos